Ramë Lahaj: Kam frikë se do ta humbim donacionin milionësh për Sallën Koncertale NULL NULL 16.10.2018 21:31 16.10.2018 21:31 Tenori i popullarizuar shqiptar, Ramë Lahaj, ka thënë se objekti i ish Gërmisë, nuk i ngjall asnjë nostalgji përveç që i kujton kohën e ish Jugosllavisë. Ai ka thënë se situata aktuale për rrënimin e këtij objekti ose jo, rrezikon që të humbet donacioni i ndarë për Sallën Koncertale, njofton Klan Kosova. “Kemi humbur një donacion shumë të madh që ka qenë i dedikuar për “Boro-Ramizin”. Kemi humb zemrën e qyteti pa rindërtuar. Kjo ka ndodh për gabimet tona sikur që ndodh historikisht në këtë vend. Kam frikë se do ta humbim një donacion kaq të madh për Sallën Koncertale që ka vlerë 15.4 milionë që do t’i jep frymë të re qytetit”, ka thënë Lahaj, njofton Klan Kosova. “Nuk dua të futem të pjesa e qeverisjes, por na duhet të kthjellemi dhe t’i shohim gjërat për së mbari. Jemi në limitet e fundit dhe duhet të japim një përgjigje. Rëndësia e sallës është që ajo të jetë në zemër të qytetit – kam dalë edhe jashtë dhe kam parë. Salla Koncertale, teatrot janë zemra e qytetit”. “Nuk e di pse insistohet të mbrohet ky objekt që nuk ka ngjallë ndonjë nostalgji të madhe përveç për ish Jugosllavinë. Modifikimet janë të mundshme por çështja është nëse fillojmë ta modifikojmë do të na kushtojë më shumë dhe do të na kushtëzojë në hapësirë”, ka thënë Lahaj në Zona B. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024