Ramadani: Vendimi për Ramushin mund të jetë përcaktues mbi Kosovën NULL NULL 12.01.2017 11:08 12.01.2017 11:08 Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani thotë se vendimi për Ramush Haradinajn, i cili do të merret sot në Francë ka një rol të vaçantë. Sipas Ramadanit ky vendim që do ipet mund të jetë përcaktues për Kosovën, njofton Klan Kosova. Përmes një statusi në facebook, Ramadani është shprehur dhe optimist pasi ka thënë se Haradinaj do të triumfojë ndaj makinerisë së shpifjeve dhe urrejtjes por që sipas tij vendimmarrësit në Kosovë mund të vijnë në momentin kur duhet të zgjedhin ”Ramushin apo Serbinë”. Për më shumë ja postimi i plotë i Burim Ramadanit: ”Vendimi i sotëm në Francë mund të jetë përcaktues mbi Kosovën! Ramushi do të triumfojë pa dilemë ndaj kësaj makinerie të shpifjeve dhe urrejtjes. Por, shteti i Kosovës duhet të kuptojë rolin dhe të vërtetën e vet! Vendimi i sotëm mund të kthehet në vendim mbi Kosovën, mbi qëndrueshmërinë e Kosovës dhe të ardhmen. Vendimarrësit në Kosovë mund të vijnë në momentin kur do të duhet të zgjedhin” mes Ramushit dhe Serbisë!” ka përfunduar Ramadani, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë