Ramadani: Asnjë shtet nuk është i paprekshëm nga terrorizmi NULL NULL 26.11.2015 21:40 26.11.2015 21:40 Sonte në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, krye temë e diskutimit është siguria në Ballkan, bashkëpunimi rajonal dhe lufta ndaj terrorizmit. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani e ka cilësuar si sfidë terrorizmin dhe se rrugëdalja e shteteve është bashkëpunimi. “Mendoj që në sigurinë bashkëkohore, me efektet anësore, apo mjetet anësore që përdorin organizatat terroriste, që janë produkte të globalizmit, janë sfidë. Asnjë shtet pavarësisht çfarëdo fuqie ka nuk është i paprekshëm. Shtetet sado të forta janë nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit. Përgjegjësinë për qytetarët e vet e ka shteti, jo aleanca apo koalicioni. Kjo ndërlidhet shumë edhe me Ballkanin,”ka thënë Ramadani, njofton Klan Kosova. Ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shtjelluar teoritë e Francis Fukuyama për shtetet e brishta, ku ka bërë një ndërlidhje të rrezikut dhe rikthimit të SHBA-së në Ballkan. “Një nga konceptet që po merr hapësirë është ajo e Fukuyamas që thotë shtetet e brishta i shkaktojnë krizat ndërkombëtare. Tash këto shtete janë bërë strehë e njerëzve që potencialisht mund të anëtarësohen në organizata terroriste. Kjo ka bërë që SHBA-ja të kthehet në Ballkan. Kemi një tendencë të ripërsëritur në historinë e njerëzimit për të vendosur ekuilibra në rendin botëror,” ka shtuar Ramadani, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë