17:57, 7 Dhjetor 2017

Kryeministri Edi Rama e ka lexuar si mungesë dëshire për dialog përgjigjen e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me ftesën e drejtuar prej tij për një pakt kombëtar për integrimin e  Shqipërisë.

Në një postim të shkurtër në fb, Rama shkruan: “Rifilloi avazi!Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”.

Por teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës, Kryeministri nuk la pa përmendur mundësinë se kryeprokurori i ri mund të zgjidhet edhe vetëm me votat e mazhorancës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit duke theksuar se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor./Oranews

Interesante