8:57, 15 Nëntor 2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” se cilët janë 3 politikanë të Partisë Demokratike që ai vlerëson më shumë.

Ai si fillim përmendi Alfred Sarreqin, ministri i parë i jashtëm i qeverisë demokratike, pastaj vazhdoi me ish-ministrin Ridvan Bode, të cilin e quajti si një njeri me laps që bëri diferencën në kabinetin Berisha. Ndërsa të fundit përmendi Jozefina Topallin, për të cilën tha se është njeeri konsekuent deri në fund, shkruan lapsi.al.

Aty ka pasur dhe ka njerëz me vlerë, problemi është që vlerat mund të shfaqen kur krijohen kushtet. Edhe Luli e bëri këtë kur i doli kushti. Alfred Sarreqi, ministri i parë i jashtëm i qeverisë demokratike, njeri i kulturuar e dinjitoz. Një tjetër që më dukej si i vetmi që përdorte lapsin ishte Ridvan Bode,pavarësisht të gjithave ishte një person që bënte diferencën. Po të mos ishte ai, Berisha do vazhdonte të ndërtonte piramida. Të tretin do thoja Jozefina Topalli, për një fakt që meriton respekt, një njeri konsekuent deri në fund edhe në gabimin e vet,” – tha Rama.

Interesante