Rama: Tirana Biznes Park do punësojë 10 mijë persona NULL NULL 30.06.2015 13:02 30.06.2015 13:02 Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman, të cilin Rama e ka cilësuar me vlerë kulturore për Shqipërinë. Në fjalën e tij Rama tha: “Kjo është rruga për të konkurruar dhe për të pasur sukses. Ky investim përbën një prurje të re në botën e sipërmarrjes shqiptare dhe do të ndihmojë për zhvillimin urbanistik dhe punësimin”. Kryeministri u shpreh se nga investimi prej 100 milionë eurosh parashikohet se deri në vitin 2020 do të punësohen mbi 10 mijë persona. “Investimet gjermane, kanë një vlerë të posaçme, përtej vlerës financiare dhe vlerës së shtuar në punësim. Kanë një vlerë kulturore në mënyrën e të jetuarit, të bërit biznes, ku priten qytetarët dhe informohen. Është fat që ky investim mori udhë dhe ky do të jetë një burim i ri të ardhurash për shtetin shqiptar. Investimi prej 100 milionë eurosh do të përfshijë mbi 10 mijë të punësuar në këtë sektor”, tha Rama. Rama nënvizoi se shqiptarët duhet të marrin shembull nga gjermanët dhe të punojnë si ata. Në inaugurim nuk ka munguar as kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka cilësuar “Tirana Biznes Park” si një histori suksesi të garantuar,transmeton Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.