Rama: Sfida e sotme, ta fitojmë luftën pa humbur paqen NULL NULL 29.11.2015 19:27 29.11.2015 19:27 Kryeministri Edi Rama ka organizuar një ceremoni në ambientet e Kryeministrisë me rastin e Festës së Çlirimit. Rama tha se 29 Nëntori shënon finalizimin e një lufte që e vendosi kombin tonë në anën e duhur të historisë. Rama u ndal edhe në luftën ndaj terrorizmit. Ai tha se sulmet në Paris ishin një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj Francës e ndaj mbarë botës. “Sot, 29 Nëntori duket më i çmuar kur armiku më i ri i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende”, tha ai. Kreu i qeverisë tha se sfida e qytetërimit që i përkasin shqiptarët është të fitojë luftën pa humbur paqen. “Për shqiptarët që prej 25 vjetësh, lufta kundër terrorizmit nuk është vetëm lufta e shteteve kundër terrorizmit. Kjo luftë është për të mos lejuar që terrori të përcaktojë agjendën tonë të përditshme”, tha Rama./Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 8 minuta më parë