19:39, 19 Maj 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi me gratë e Korçës ka folur mbi marrëveshjen e arritur me Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mënyrë që edhe opozita të bëhej pjesë e zgjedhjeve.

Rama deklaroi se me anë të marrëveshjes është fituar një betejë e pamundur, ashtu si ishte ajo e votimit të Vettingut, shkruan gazeta Shekulli.

“E kam përsëritur deri në bezdi se vettingu është çelësi që hap derën e një Shqipërie të re, që gjithçka kemi bërë të mos kthehet mbrapsht. Nëse nuk bëjmë reforma në drejtësi nëse nuk kemi gjykatën që është mbi të gjithë, nëse jem të drejtën dhe nuk e nxjerr atë në shitje ne kthehemi mbrapa. Me atë marrëveshje kemi fituar betejën më të pamundur të këtij mandati”, tha kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili gjithashtu shtoi se nga kjo marrëveshje Partia Socialiste nuk ka humbur asgjë.

Interesante