Rama reklamon Fierin, qytetari: Për fasada je njësh, por popullin e le në errësirë NULL NULL 17.07.2017 09:43 17.07.2017 09:43 AppleMark Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një video në “Facebook” ku reklamohet Rilindja Urbane në Fier. Megjithatë shumë komentues i kujtojnë Ramës se duhet të merret me probleme më thelbësorë, duke u shprehur se populli po vdes për bukën e gojës, shkruan gazeta Shekulli. “Sa bukur, do kthehem, nuk rri më në Amerikë. Po ku do punojmë? Çfarë do hamë”, shkruan me ironi një komentues. Ndërkaq, një tjetër shprehet: “Mirëmëngjes. Për fasada dhe për reklama je njësh. Por popullin e le në errësirë. A mund të më tregosh se çfarë po eksporton jashtë përveç hashashit. Si mund të jesh në rregull me ekonominë në Shqipëri. Duhet të bësh politika më liberale për sa i përket biznesit të vogël dhe atij të mesëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 9 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 10 minuta më parë