Rama përsërit: Asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet NULL NULL 22.11.2018 09:55 22.11.2018 09:55 Sqarimin për protestuesit e “Unazës së madhe”, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte njoftuar se do ta bënte nga Parlamenti, por sërish nuk ka pritur deri në fillimin e punimeve të seancës plenare. Pasi foli një ditë më parë nga takimi i bashkëqeverisjes në Kryeministri, mëngjesin e kësaj të enjteje e ka nisur me një postim në rrjetin social Facebook, sërish për banorët e zonës së “Astirit”, që preken nga projekti i “Unazës së Re”. “Me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në ‘Unazën e Re’, ku ndër ata që e quajnë veten në ‘proces legalizimi’ janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”, shkruan kryeministri Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy ditë pas votës kundër në KiE, Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje 11 minuta më parë