Rama: Përgjimi, një tallje që synon destabilizimin e vendit NULL NULL 24.05.2018 13:16 24.05.2018 13:16 Kryeministri Edi Rama e cilësoi audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike si “një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”. “Historia është shumë serioze: janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Kam shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët e producentët. Pyes veten se çfarë do të bëni kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”, deklaroi kreu i qeverisë. Rama shtoi nga foltorja e Kuvendit: “Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë se keni dalë në protestë njësoj siç shkohet në kinema për të parë një film. Secili bën atë që do, fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morg, ka vdekur. Por, çështja nuk është protesta, por tallja e madhe. Mendojeni këtë që të mos ju duket vetja të keqpërdorur”./Tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 4 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 6 minuta më parë