Rama për largimin e Blushit: Politika s’ka humbur ndonjë gjë të madhe NULL NULL 22.01.2018 23:49 22.01.2018 23:49 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar edhe largimin e Ben Blushit nga politika. Gjatë emisionit të gazetarit Ilir Babaramo, Rama u shpreh: “Shpresa është që të fitojë gazetaria në këtë rast. Të fitojë letërsia. Blushi është një njeri që ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën s’e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, kurse fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë. I uroj të bëj më shumë se c’mund të bënte përmes politikës”. Duket se kjo deklaratë e Ramës rikonfirmon atë që është përfolur së fundi në media se Ben Blushi do t’i rikthehet gazetarisë, andej prej nga u largua rreth 20 vjet më parë për t’iu futur politikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 12 minuta më parë