Rama për deklaratën e Dodik për veriun: Ai të ëndërrojë, ne kemi ëndrrën tonë të qartë NULL NULL 27.11.2017 18:13 27.11.2017 18:13 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka refuzuar që të komentojë deklaratat e presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik. Ai në konferencën e përbashkët të dy qeverie shqiptare, deklaratat e Dodik rreth ndarjes së territorit të Kosovës i ka quajtur ëndrra të tij, njofton Klan Kosova. “Ballkani është i lirë dhe secili ka të drejt të shoh ëndrra. Nuk i komentoj ëndrrat e tjerëve”. “Ne ëndrrën tonë e kemi të qartë dhe askush nuk na ndalon në realizimin e saj”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova. Sa i përket asaj që mbledhja e ardhshme të dy qeverie të mbahet në Mitrovicën e Veriut, Rama ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ndodhë. “Mbledhjen e radhës e kemi vendosur që të mbahet në Pejë dhe dua ta nënvizoj që mbledhjet nuk janë për udhëtime, por takime për të bërë më shumë nga ato që besojmë se mund t’i bëjmë”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024