20:16, 19 Maj 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi arsyet që e shtynë të bënte marrëveshje me Lulzim Bashën, që PD-ja të hynte në zgjedhje.

Duke mos i kursyer Batutat në takimin me gratë socialiste të qarkut të Korçës, kryeministri e thumboi Lulzim Bashën kur tha se në arritjen e marrëveshjes i është dashur të bëjë rolin e Romeos.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë”, u shpreh ai, shkruan Lapsi.al.

Rama vazhdoi: “Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”.

Duke folur për marrëdhënien në vazhdim me kreun e opozitës, Rama shtoi se: “Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv.”

Interesante