Rama për akuzën e Berishës për 23 mijë$ këmisha: Shpifje, do ta padisë NULL NULL 14.10.2018 16:57 14.10.2018 16:57 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu është përgjigjur akuzave nga deputeti, Sali Berisha se ai blerë 23 mijë dollar këmisha në dyqanin luksoz ‘Hugo Boss’ në Amerikë/ Rama i ka quajtur akuzat shpifje, për të cilat ka thënë se do t’i çojë në gjyq kurse e fituara sipas tij do t’i bëjë përparëse kopshti. Sali Berisha më herët kishte publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e një emigranti shqiptar në Amerikë, i cili thotë se e ka parë kryeministrin Rama duke bërë blerje në dyqanin ‘Hugo Boss’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.