Rama: Pa reformë në drejtësi, nuk ka investime të huaja NULL NULL 27.04.2017 12:05 27.04.2017 12:05 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi paraditen e së enjtes se “pa reformë në drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja”. “Mund të bëjmë arsim profesional, por pa reformë në drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja sepse ata kanë 1001 arsye ta shohin Shqipërinë si një vend mundësish, por kanë një arsye për ta pasur frikë se kur vijnë për të investuar, u del përpara një Gjon a Tom dhe u thotë se jam unë gjykatësi këtu që ta bëj nul gjithçka që bën”, tha Rama. Kryeministri shtoi: “Ne jemi shumë të vendosur që të zhbllokojmë vetting-un një orë e më parë dhe ai do të bëhet dhe Shqipëria që duam është një program për një vizion që nuk është shpikje, por amanet që nga rilindasit dhe që është i mundur. Sot ne kemi filluar procesin për 6 shkolla ekselence të arsimit profesional. Është një investim 30 milionë euro dhe do na japë shumë më tepër se kaq, por pa vetting-un dhe drejtësinë, thjesht do të prodhojmë punonjës që do të ikin jashtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 3 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 6 minuta më parë