12:14, 13 Tetor 2017

Teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama po i përgjigjej kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me akuzat që ai bëri gjatë fjalës së tij, Basha u ngrit për të marrë fjalën.

Si pasojë, Rama i drejtohet duke i thënë si me ton urdhërues: “Ulu aty ti! Pse çohesh, mos u ço, nuk kam mbaruar unë”.

Basha afrohet te foltorja, ndërkohë që garda rrethon Ramën derisa ky i fundit i thotë gardës “Ikni çuna, uluni çuna”, shkruan gazeta Shekulli.

Më poshtë në videon e Politiko.al, shiheni këtë moment kur Rama nuk pranon t’i lëshojë foltoren Bashës dhe ndërhyn garda.

Interesante