Rama: Njohja e Kosovës, çlirim për Serbinë NULL NULL 27.05.2015 13:53 27.05.2015 13:53 Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për media ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte një çlirim shumë i madh edhe për Serbinë. “Njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh edhe për Serbinë, por nuk dua të hyjmë më thellë në këtë çështje. Sepse këtu jemi miq, dhe ne respektojmë miqtë”, ka thënë Rama. Rama ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë duke thënë se kjo ka qenë një kthesë e madhe sepse ka shënuar fundin e konfliktit mes këtyre dy vendeve, transmeton Klan Kosova. Ndërsa i pyetur për Shqipërinë e Madhe, ai ka thënë se kjo është një ide të cilën e kanë promovuar dhe ushqyer ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve. “Ne nuk kemi projekt të Shqipërisë së Madhe, ka vetëm një projekt, projekti i bashkimit tonë në rrugën e Bashkimit Europian”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.