13:21, 12 Korrik 2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në Samitin e NATO-s që po i zhvillon punimet në Bruksel është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Rama e e ka postuar foton me të parin e Amerikës në profilin e tij të “Facebook”, ku ka shkruar “Foto e Ditës”.

Për Trump, dita e parë e Samitit ishte me tensione dhe me sulme ndaj Gjermanisë, duke i akuzuar këta të fundit si të varur nga Rusia.