Rama: Meta, presidenti më i mirë që kemi pasur NULL NULL 22.05.2018 08:45 22.05.2018 08:45 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, për të cilin çuditërisht nuk i ka kursyer komplimentat. Ai u shpreh se Meta nuk erdhi si përfaqësues i mazhorancës, por si një figurë që nuk mund të kontestohej as nga opozita. “Nuk e zgjodhëm si përfaqësuesin tonë, por e zgjodhëm si përfaqësues të opozitës dhe më adapt se Meta nuk mund të gjenim. Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim, po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur”- u shpreh Rama në “Abcnews”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan 14 minuta më parë
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 19 minuta më parë