16:56, 21 Prill 2017

Pasi ka shpërndarë certifikatat e legalizimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Kukësit.

Për kryeministrin, zgjedhja që të rinjtë që votojnë për herë të parë më 18 qershor është e qartë.

“Jemi përpara një zgjedhjeje shumë të qartë, të vazhdojmë reformat. Tre vjet e gjysmë janë shumë për të shkruar historinë së bashku. Ne dhamë provën se ky vend mund të bëhet një vend normal”, ka thënë Rama, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Ai ka theksuar se, varfëria e më shumë se 20 viteve është pasoja e varfërisë së atyre që drejtuan këtë vend, të cilët sipas tij sot kanë frikë nga drejtësia.

“PD është ngujuar në një çadër jo për demokracinë, por sepse ka frikë nga drejtësia. Frika nga drejtësia është udhërrëfyesi më i keq për një politikan”, ka shtuar Rama.

Interesante