Rama: Lufta me ryshfetin në hipoteka vazhdon çdo ditë NULL NULL 18.01.2018 10:53 18.01.2018 10:53 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të përmbyset sistemi i korrupsionit dhe parazitizmit në zyrat e hipotekës. “Të gjithë jeni në provë dhe provën nuk e keni me partinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e hipotekave”, tha kreu i qeverisë. “Lufta me ryshfetin vazhdon çdo ditë. Ka ende skepticizëm dhe mosbesim se platforma e bashkëqeverisjes funksionon, por janë shumë drejtues që sot janë në procese penale si pasojë e kësaj platforme. Çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi për ankesat e qytetarëve”, shtoi Rama, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 13 minuta më parë