Rama letër Llallës: Zbulo të shkuarën e deputetëve të Partisë Socialiste NULL NULL 21.04.2017 20:26 21.04.2017 20:26 Megjithëse i ka pasur deputetë për të paktën 4 vjet në grupin parlamentar, Edi Rama duket se nuk ka besim te njerëzit e tij. Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë “Vetting” të grupit aktual të deputetëve. Top Channel shkruan se Rama i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla duke i kërkuar verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë. Rama shkruan se “Partia Socialiste, si forcë kryesore, është e angazhuar shumë seriozisht për fuqizimin e konsolidimit të besimit në popull, duke filluar që nga deputetët”. Ndaj në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon Llallës të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë. Po sipas TCH, lista aktuale e deputetëve do të marrë edhe një vlerësim nga Gramoz Ruçi. Ky i fundit do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 36 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 46 minuta më parë