Rama, krerëve të hipotekave: Dorëhiquni brenda 24 orëve! NULL NULL 27.07.2017 19:18 27.07.2017 19:18 Opposition Socialist Party leader Edi Rama speaks during a news conference at party headquarters in Tirana, Tuesday June 25, 2013. The opposition Socialists are holding their lead as counting continues in Albania's election but a dispute over the makeup of the Central Election Commission could leave the outcome up in the air. Despite a shooting which left one dead, international monitors noted overall improvements in Albania's election seen as key test for the country's hopes for closer ties with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina) Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se hipotekat janë një nga pjesët më të prekura të asaj që ai e quan “sistem kanceroz i Tepsisë së Partive të Pushtetit”. “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësishë partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë”, tha ai. Hapi tjetër, sipas Ramës, do të fillojë me krijimin e qeverisë së re. “Do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”, deklaroi Rama, shkruan Top Channel. Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim drejtuesit e Zyrave Vendore të Hipotekave. Në takimin me ta, shefi i qeverisë tha se gjithë struktura e regjistrimit të pasurive është problematike. “Jeni shumë larg realitetit dhe nevojave të njerëzve dhe kjo është një strukturë problematike”, tha Rama. Kryeministri kritikoi këtë institucion, i cili sipas tij, ka raportuar vetëm 5100 leje legalizimi të patrajtuara, ndërkohë që siç tha ai, numri i legalizimeve të ALUIZNI-t është shumë herë më i lartë. Rama u la afat 24 orë drejtuesve vendorë të hipotekave që të dorëhiqen. “Ju ftoj të gjithëve të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve, të largoheni me dinjitet. Nëse doni t’i jepni vetes një mundësi dhe të dilni me dinjitetin minimal, jepni dorëheqjen”, përfundoi kryeministri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ndihmës Sekretari amerikan: Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira 22 minuta më parë