Rama këshillohet nga kompania e ish-kryeministrit gjeorgjian NULL NULL 10.10.2015 10:14 10.10.2015 10:14 Pas mos-rinovimit të kontratës me Crown Agents, qeveria shqiptare i është drejtuar për “ndihmë” kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, të drejtuar nga ish kryeministri, Nika Gilauri. Reformatorët fillojnë punën, takohen me përfaqësues të Dhomës Amerikane… Ish-kryeministri gjeorgjian Z. Nika Gilauri, që njihet si njeriu kyç, që reformoi Gjergjinë në periudhën 2005-2012 pritet të këshillojë qeverinë shqiptare, shkruan lapsi.al. Monitor ka mësuar se kompania e tij e konsulencës Reformatics është kontaktuar dhe ftuar nga Kryeministi për asistencë në dogana e tatime, kryesisht për doganat. Kërkesa vjen në një kohë që është bërë publike tashmë, që kontrata me Crown Agents, për të përmirësuar punën në dogana, e nënshkruar në fund të vitit 2013, nuk do të rinovohet, pas rezultateve të dobëta nga kompania angleze. Mësohet se brenda vitit, kompania e konsulencës do të japë një raport paraprak me rekomandime, ndërsa nuk ka ende një kontratë konsulence të nënshkruar. Lajmi konfirmohet dhe nga Dhoma Amerikane, ku një përfaqësuesi e Dhomës, e kryesuar nga Mark Crawford, është takuar të enjten me përfaqësues të kompanisë konsulente “Reformatics” nga Gjergjia, të cilët do të asistojnë tatimet dhe doganat, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, sipas burimeve zyrtare nga Dhoma. Takimi u përqendrua në marrëdhëniet e punës që bizneset kanë me sistemin e Tatimeve dhe Doganave dhe problematikat e tyre. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjor, Z. Artan Bozo dhe Anëtarët e Bordit, kanë informuar mbi çështjet, me të cilat bizneset kryesore të Dhomës përballen çdo ditë në sistemin doganor. Përfaqësuesit e firmës “Reformatics” morën kohë për të mbledhur informacionin e nevojshëm se si funksionon sistemi doganor, me qëllim për t’i marrë ato në konsideratë gjatë konsulencës ata do të ofrojnë për qeverinë shqiptare në kuadër të “Projektit të Doganës Shqiptare”, sipas burimeve zyrtare nga Dhoma. Ardhja e gjeorgjianëve nuk duket e rastësishme. Ish -presidenti Micheil Saakashvili po e këshillon prej kohësh kryeministrin shqiptar Edi Rama. Edhe Crown Agents erdhi në Shqipëri pasi ish -kryeministri britanik Tony Blair pranoi të këshillonte qeverinë Rama. Crown Agents ka qenë së fundi në qendër të kritikave pasi dështoi në mbledhjen e të ardhurave në dogana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 28 minuta më parë