Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama-Junckerit: U larguan 17 gjyqtarë dhe prokurorë, i meritojmë negociatat

NULL NULL
25.02.2018 19:50

Edi Rama i tha Presidentit të Komisionit Europian, Jean Calude Juncker se qeveria e meriton hapjen e negociatave pasi deri në këtë moment, i ka kryer detyrat e saj.

Për të qenë më konkret, Rama i serviri Juncker 17 gjykatës dhe prokurorë të tërhequr nga detyra pas fillimit të vetingut.

Këto janë rezultate të para të një procesi që sapo ka nisur tha Rama që si dëshmi të luftës kundër korrupsionit përmendi operacionin “Forca e Ligjit” apo reformën e deregullimit.

Në konferencën e përbashkët me Juncker, Rama përmendi edhe ndryshimin e Prokurorit të Përgjithshëm që sipas tij ka rezultuar me hapjen e një sërë dosjesh të reja.

Në këtë pikë, Rama nuk kaloi në asnjë emër konkret.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.