16:06, 10 Janar 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdoi me reagimet në lidhje me mos-dekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Tani Rama iu kundërpërgjigj ish-kryenegociatores në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.

Përmes një shkrimi ai tha se Tahiri është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

 “Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”.

Tahiri mbështetë mosdekretimin e Cakajt: Ishte pro prekjes se kufijve