10:17, 14 Shtator 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Gramoz Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i cili realisht i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull, ku mund të flitet për njerëzit dhe jo vetëm për njëri-tjetrin. Dua të nënvizoj edhe një detaj të rëndësishëm: fillimi për herë të parë i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojmë për 4 vite”, deklaroi Rama, shkruan Top Channel.

“Ne do të shkojmë në sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm, për të respektuar rendin e ditës dhe për të mbajtur të shtrirë dorën ndaj opozitës, pavarësisht nga refuzimi i tyre”, përfundoi ai.

Interesante