Rama falënderon qytetarët e Dibrës për besimin NULL NULL 12.09.2016 21:53 12.09.2016 21:53 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar qytetarët e Dibrës që kanë votuar Muharrem Ramën për kryebashkiak të ri, njofton Klan Kosova. “Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës. I falënderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. “Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”. “Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.