Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama dhe Veliaj keqpërdorin 5 Majin

NULL NULL
05.05.2015 15:07
Pa asnjë respekt për ata që këtë ditë do donin të kujtonin në heshtje dhe përulje të rënët e luftës, Rama e ka transformuar një moment nderimi në një fushatë të pastër politike.

Dita e Dëshmorëve, 5 maji, është shndërruar në një fushatë të pastër elektorale duke thyer jo vetëm çdo normë dhe protokoll, por edhe etikën më normale politike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur në çdo paragraf të fjalës së tij, transmetuar live, slloganin e Erjon Velisë, “Drejtimi i duhur”.

Pa asnjë respekt për ata që këtë ditë do donin të kujtonin në heshtje dhe përulje të rënët e luftës, Rama e ka transformuar një moment nderimi në një fushatë të pastër politike.

Kulmi u arrit kur jashtë çdo tradite të kësaj date dhe protokolli shtetëror, në ceremoninë përkujtimore për të rënët u ftua të flasë një nga kandidatët për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Nuk dihet se me çfarë atributi qytetari Erjon Velia u foli të pranishmëve në ceremoni. Ai nuk është as ministër, as deputet, as kryetar i veteranëve, as ndonjë pinjoll heroi lufte. Ai është thjesht një nga pesë a më shumë  kandidatët që do të konkurojnë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Por, ai është i përzgjedhuri i Kryeministrit, prandaj mund të bëjë ç’të dojë.

 lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.