Rama dhe liderë të tjerë shtetërorë urojnë Erdoganin NULL NULL 24.06.2018 22:06 24.06.2018 22:06 Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botërorë kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ndër të parët ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes linjës telefonike ka uruar Erdoganin për suksesin në zgjedhje. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin, shkruan Anadolu Agency, njofton Klan Kosova. Pos Ramës, Erdogan raportohet se ka marrë urime edhe nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Nga Palestina, Mahmud Abbas, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 19 minuta më parë