Rama, Bashës: Keni veç edhe 48 orë NULL NULL 30.04.2017 19:04 30.04.2017 19:04 Ndryshe nga herët e tjera, Edi Rama nuk doli në video-monologun e përjavshëm këtë të dielë për të dhënë mesazhin e tij. Arsyeja, sipas kryeministrit të Shqipërisë është se ka dashur ta lërë të qetë Lulzim Bashën në këto orë të fundit, kur ka ende mundësi që Partia Demokratike të regjistrohet në zgjedhje, njofton Klan Kosova. “Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit”. Në shënimin e tij, kryesocialisti përsërit edhe njëherë ftesën për t’u takuar me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së Ky është statusi i plotë i Edi Ramës në Facebook: “SHËNIMI I DITËS (në vend të Komunikimit të Javës) Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë. Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit. Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë. Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit. Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shtëpia e Bardhë i futet punës për riorganizimin e vizitës të delegacionit izraelit 6 minuta më parë