Rama: Arsimi profesional, garanci për një punë të sigurtë NULL NULL 20.04.2018 15:09 20.04.2018 15:09 Shanset e një nxënësi që përfundon arsimin profesional krahasuar me një moshatar që zgjedh shkollat e mesme të përgjithshme janë 20 % më larta për punësim. Shifrat e Ministrisë së Financave, Ekonomisë dhe Punës äasin për 40 mijë vende pune që presin të rinj me një profesion për t’u plotësuar. Në një panair të organizuar nga Ministria e Financave për aftësitë profesionale, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga të rinjtë dhe prindërit e tyre të kenë zgjedhjen e parë arsimin profesional, nëse duan një vend punë të sigurtë. Rama përsërit se prioriteti i qeverisë është punësimi, ndaj dhe fokusi si në mandatin e parë, ashtu edhe në 3-vjeçarin e ardhshëm do të jetë arsimi profesional. Aktualisht në shkollat profesionale mësojnë 19 mijë të rinj. Ndërsa qeveria ka në projektet e saj që të hapet një shkolle e tillë në 61 bashkitë e Shqipërisë, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024