12:02, 11 Janar 2019

Në prezantimin e platformës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur në Universitet futeshin pa meritë.

Kreu i qeverisë tha se edhe sikur të jetë djali i tij, nëse nuk ka rezultatet e duhura, nuk mund të fitojë shkollën para një studenti më të mirë, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ka më si e ke emrin, kush je. Por shihen rezultatet se gara është e pastër. Vërtet arsimi i lartë ka shumë probleme, edhe Shqipëria ka probleme por nuk mund ta krahasojmë me 5 vite më përpara. Këtu kemi shumë për të bërë. Ju shkonte në mend dita që në universitet të hyhej sipas radhës së meritës. Edhe një djalë në Tepelenë nëse i ka notat më të mir,” u shpreh Rama, shkruan lapsi.al.