Ylli i Kroacisë ka kritikuar mediat angleze për nënçmimin që i bënë përfaqësueses kroate, që në fund arriti t’i eliminojë Tre Luanët nga Kupa e Botës

8:51, 12 Korrik 2018

Mesfushori i Kroacisë Ivan Rakitiq ka thënë se një prej shkaqeve të humbjes së Anglisë është edhe nënçmimi që i ka bërë kundërshtarit.

Kroacia e mundi Anglinë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018 me rezultat 2:1, ndërsa në finalen që luhet në Luzhniki do të përballjet me Francën.

Para takimit mediat angleze dhe në përgjithësi opinioni ishullor e shihnin si kundërshtar jo të vështirë skuadrën nga Ballkani.

“Duhet të jeni më korrekt(i drejtohet gazetarit). Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”.

“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfekte. Ne jemi në finale për ta fituar atë”.