Rakiq e Gjuriq konsultohen me Rusinë për zgjedhjet lokale në Kosovë NULL NULL 13.09.2017 11:21 13.09.2017 11:21 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të shkojnë nesër në Rusi për t’u takuar me një delegacion të nivelit të lartë të partisë ruse në pushtet të Vladimir Putinit “Rusia e Bashkuar”. Temë e bisedimeve në këtë takim pritet të jenë zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë. Në prag të kësaj vizite, shefi i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se homologëve rusë do t`ia përcjellë mirënjohjen e serbëve të Kosovës për Federatën Ruse dhe partinë e presidentit Vladimir Putin për atë që kanë bërë deri më tani në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës. Kreu i Listës Serbe ka potencuar poashtu se gjatë kontakteve të ardhshme në Moskë do të marrin mbështetje nga Rusia e Bashkuar për të vazhduar luftën për interesat e popullit serb dhe shtetit në Kosovë të cilën e kanë marrë gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare, raporton RadioKIm, transmeton Klan Kosova. “Në takimin e ardhshëm do të konfirmohet edhe një herë miqësia e pathyeshme që lidh popullin serb dhe rusë dhe interesimin e palëkundur të Federatës Ruse për pozitën e serbëve në Kosovë “, përfundoi Rakiq, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë