13:44, 7 Shkurt 2018

Me zhurmë të madhe të motorëve, raketa më e fuqishme në Tokë, që nga misioni i suksesshëm Apollo, është nisur për në hapësirë me sukses nga Florida ditën e martë.

Raketa “Falcon Heavy”, e zhvilluar nga kompania “SpaceX” e Elon Musk, kishte vetëm një pasagjer, një manekin i cili është quajtur “Starman” i vendosur brenda një veture Tesla.

Musk ka publikuar pamje të mrekullueshme nga brendia e veturës ku shihet planeti ynë, përderisa dëgjohet kënga e David Bowie “Life On Mars”.

Starman ishte nisur në një udhëtim 400 milionë km për në orbitën e Marsit.

Megjithatë Musk ka bërë të ditur që manekini do të udhetojë edhe më tutje në sistemin solar se sa që ishte planifikuar, kjo ngaqë pas djegjes se motorëve të Falcon Heavy për kohë më të gjatë, është tejkaluar orbita e Marsit.

Hedhja e kësaj rakete ishte një sukses i madh, ndonëse njëra nga tre makinat shtytëse kishte dështuar gjatë kthimit në Tokë.

Tesla me manekinin janë shkeputur nga baza e raketës dhe po vazhdojnë udhetimin në hapesirë.

Musk shpreson që “Falcon Heavy” do të hapë mundësi për hedhje në hapësirë me kosto më të ulët, që do të shndërronte udhëtimin në Mars më të kapshëm.

Interesante