13:47, 9 Gusht 2018

Në Rahovec u lansua një projekt interesant që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovë.

I ideuar nga nxënësit e kësaj komune, Andi Krasniqi, Xhafer Xhata dhe Genci Pista, projekti ka dalë i pari në UP SHIFT që është organizuar nga PEN, si dhe më pas po ashtu ka triumfuar edhe në garat rajonale të zhvilluara në Maqedoni.

“Kjo ide ka nisur pas problemeve me ajrin në Prishtinë. Pajisja e thithë dioksidin me 99.98 përqind dhe është e para e këtij lloji në botë. Në treg pritet të dalë pas një kohe”, deklaroi Andi.

Ky projekt do te financohet me 10 mijë dollarë amerikanë nga ” Rockefeller Brothers Fund ” si është i përkrahur edhe nga FIQ dhe Komuna e Rahovecit.