11:58, 12 Korrik 2018

Babë e bir, janë rrahur mes vete në Ferizaj pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Policia njofton se të dy kanë pësuar lëndime trupore.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një shufër metali dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet”, bën të ditur Policia, transmeton Klan Kosova.