Radioja zvicerane promovon solo albumin e Elina Dunit (FOTO) NULL NULL 02.04.2018 12:55 02.04.2018 12:55 Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur shqiptare, Elina Duni, po rikthehet fuqishëm me një album të ri muzikor. Albumi i saj i ri solo titullohet ”Partir” ndërsa Radio Kombëtare Zvicerane, ka përgatitur një event të veçantë transmetimi për promovimin e këngëtares me rastin e lansimit të këngëve të saj më të reja, njofton Klan Kosova. Për gjithë transmetimin e projektit më të ri të muzikantes shqiptare është përkujdesur gazetari i njohur zviceran Arnaud Robertin për të cilin vet Elina Duni ka shprehur mirënjohje. Brenda ”Partir”, ka këngë në gjuhën shqipe, melodi të cilat janë dhe duke u transmetuar në radio kombëtare të Zvicrës, njofton Klan Kosova. ”Partir” mund ta keni në duart tuaja nga 13 prilli në Zvicër ndërsa në pjesën tjetër të Europës dhe SHBA-së, mund ta gjeni atë nga 27 prilli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë