18:33, 12 Korrik 2017

Frontmeni i grupit Radiohead, Thom Yorke, iu ka përgjigjur kritikave të regjisorit Ken Loach me rastin e koncertit në Izrael, njofton Klan Kosova.

Loach shkroi një kolumne në gazetën Independent ku e kritikoi këtë ide:

“Refuzimi kokëfortë i Radiohead për t’u ballafaquar me kritikat mbi koncertin e keqplanifikuar në Tel Aviv, tregon se ata dëshirojnë ta dëgjojnë vetëm njërën anë – atë që e përkrah aparteidin”. “Radiohead duhet të vendos nëse planifikon të bashkohen me të pushtuarit apo me pushtuesit”.

Thom Yorke u përgjigj:

“Performimi në një shtet nuk barazohet me pranimin e mënyrës në të cilën ai qeveriset”.

“Ka 20 vjet që mbajmë koncerte në Izrael dhe gjatë kësaj kohe janë ndryshuar shumë qeveri, disa më liberale se tjerat”.

“Ashtu siç kemi bërë edhe në Amerikë”.

“Ne nuk e miratojmë punën e Netanyahut më shumë se atë të Trump, por ende bëjmë muzikë në Amerikë”.

“Muzika, arti dhe akademia duhet t’i kalojnë urat, jo t’i ndërtojnë ato. Ndërlidhen me mendjet e hapura, jo të mbyllura, dhe me humanitetin e përbashkët, dialogun dhe lirinë e shprehjes”.

“Shpresoj se tash është e qartë, Ken”.

Ken Loach, së bashku me Brian Eno, Riz Ahmed, Caryl Churchill, bën pjesë në grupin e artistëve që e përkrahin bojkotin kulturor të Izraelit për shkak të qasjes ndaj Palestinës.

Gjatë performancës së Radiohead në Glastonbury, disa shikues valëvitnin flamurin e Palestinës në shenjë proteste.

Koncerti në Tel Aviv do të mbahet më 19 korrik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Interesante