Racizmi i Ajnshtajnit në ditarët e tij të udhëtimit NULL NULL 14.06.2018 11:18 14.06.2018 11:18 Ditarët e udhëtimit të Albert Ajnshtajnit, që u publikuan së fundi, kanë qitur në dritë qëndrimet raciste dhe ksenofobike të fizikanit gjerman. Të shkruara mes tetorit të vitit 1922 dhe marsit të vitit 1923, ditarët përcjellin eksperiencën e tij në Azi dhe në Lindje të Mesme, shkruan BBC. Në to, ai bën përgjithësime negative, duke i quajtur kinezët “njerëz punëtorë por të ndyrë dhe tru-trashë”. Shkencëtari gjerman më pas do të avokonte për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur racizmin si “sëmundje të njerëzve të bardhë”. “Ditarët e Udhëtimit të Albert Ajnshtajnit: Lindja e Largët, Palestinë, dhe Spanjë, 1922-1923” u publikua nga Princeton University Press, dhe u redaktua nga Ze’ev Rosenkranz, asistent-drejtor i Einstein Papers Project të Institutit Kalifornian të Teknologjisë. Ajnshtajni përshkruan arritjen e tij në Limanin e Saidit në Egjipt, dhe ballafaqimin me “levantinë të secilës nuancë…sikur të kishin dalë nga ferri” që futeshin në anijen e tyre për t’i shitur produktet e veta. Ai po ashtu përshkruan kohën e tij në Kolombo të Cejlonit, dhe flet për kushtet në të cilat jetojnë njerëzit e këtij vendi: “Ata jetojnë në ndyrësirë dhe kutërbim të madh, bëjnë pak dhe kanë pak nevoja”. Megjithatë, fizikani ruan komentet e tij më goditëse për popullin kinez, të cilët i përshkruan si “të pashpirtë dhe kokëtrashë”, dhe e konsideron për “keqardhje nëse kinezët i zëvendësojnë racat tjera”. Në hyrjet tjera, ai e quan Kinën ‘komb të çuditshëm, sikur kope”, dhe më shumë “si automatë se sa si njerëz”, para se të vazhdojë duke pohuar se “ekziston një dallim i vogël” mes burrave dhe grave kineze, duke e vënë në pikëpyetje se si burrat nuk janë të zotë që ta mbrojnë veten nga “tërheqja fatale” nga femrat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë