12:30, 9 Nëntor 2018

India është duke e ndërtuar një nga qytetet më të qëndrueshme në botë sa i përket ruajtjes së ambientit dhe jetës në tokë.

Amaravati, siç do të quhet ky qytet, do të shërbejë si kryeqytet i Andhra Pradeshit, njërit prejt shteteve indiane.

60% e hapësirës pritet të jetë e gjelbruar dhe me ujë, ndërkaq ndërtesat do të furnizohen me energji solare. Po ashtu do të mbillen mijëra pemë dhe drunj, dhe në mes do të jetë një park i madh 5.5 kilometra katrorë.

Në këtë qytet pritet të krijohen 430 mijë vende pune nëpër shkolla, spitale, hotele dhe banka, si dhe të ndërtohen shtëpi për 5 mijë familje me të ardhura të vogla.

Ndërtesat e Amaravatit pritet të përfundohen më 2021 ndonëse kjo është kontestuar nga kritikët. Ai do të kushtojë 6.5 miliardë euro dhe do të jetë shtëpi e 3.5 milionë banorëve deri më 2050.

Ky projekt është në kuadër të planit të Indisë për t’i ndërtuar 100 qytete efiçiente.