14:27, 17 Prill 2018

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka ironizuar me një nga përdoruesit e llogarisë së facebook, kur ai i ishte drejtuar me një pyetje të çuditshme.

Duke qenë se Ambasadori O’Connell kishte zgjedhur që këtë të martë t’ju kushtonte pak kohë për pyetje, miqve të tij në facebook aty pari doli dicka e pazakontë:

”Pse kërkon të të bëhen pyetje, kur nuk kthen përgjigje në 90%  të rasteve?” ishte shprehur një qytetar i Kosovës ndaj ambasadorit britnik.

Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i këtij të fundit, i cili iu ishte përgjigjur: ”Për inat!”, njofton Klan Kosova.