Quintero u refuzua nga Barça gjatë verës NULL NULL 19.12.2018 15:54 19.12.2018 15:54 Futbollisti i River Plate-s, Juan Quintero, i ishte ofruar Barcelonës për një shumë të zbritur prej 10 milionë eurosh, sipas Don Balon. Amerikano-jugorët kishin qenë në vështirësi financiare gjatë verës andaj kishin shpresuar që të përfitonin nga shitja e kolumbianit, por katalunasit përfundimisht refuzuan mundësinë e nënshkrimit me të. Kjo duket t’i ketë shërbyer River Plate-s pasi që Quintero realizoi një gol vendimtar në triumfin e tyre ndaj rivalëve të përjetshëm, Boca Juniors, në finalen e Copa Libertadores. https://www.youtube.com/watch?v=dHYIbASZH6w *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.