23:38, 14 Nëntor 2017

Gazetari, Adrian Qollaku ka thënë se në debatin e sontëm në Klan Kosova, mes kandidatëve për Rahovecin, Smajl Latifit të AAK-së dhe Idriz Vehapit të PDK-së, kishte një lloj marrëveshje që të mos e sulmonin njëri – tjetrin. e Rahovecit

“Nëse flasim për kandidatin e PDK-së sikur nuk do të fitojë dhe se partia e ka shtyrë të garojë”, ka thënë Qollaku, njofton Klan Kosova.

“Kurse kandidati i AAK-së me çdo kusht dëshiron që ta fitojë garën”.

“Ka qenë debat pa energji dhe dinamikë” është shprehur ai.

Qollaku ka thënë se do të varet nga tre ditët e mbetura të fushatës se çka do të bëjnë të dy kandidatët për të siguruar vota.

“Do të varet sa ata do të punojnë në terren”.

“Votuesit e LDK-së dhe VV nuk do të dalin si në raundin e parë, ata për 50 për qind do të dalin më pak dhe varet se çka ata do të iu ofrojnë”, ka shtuar ai ndër të tjera.

Interesante