14:31, 13 Tetor 2017

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës,. Basri Sejdiu,  bashkë me përfaqësues nga  sektorët teknik, sektorin e pajisjeve mjekësore dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s  turke,  organizatë kjo e cila  është në finalizim e sipër të  realizimit të projektit për intensiven e re qendrore  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burak Ceran, koordinator i TIKA-s  për Kosovë, ka njoftuar dr. Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejtë do të jenë gati për të nisur punën.

Sipas tij, tani kanë arritur edhe paisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e poashtu  caktimi i stafit infermieror nga QKUK.

Ai tha se përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.

Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante