QKUK: Rritet vëllimi i punës në shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive NULL NULL 22.05.2018 09:31 22.05.2018 09:31 Funksionalizimi 24 orësh i shërbimit të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë që vëllimi i punës të rritet dukshëm dhe të shënohen rezultate që kanë reduktuar listat e pritjes. Kështu thuhet në komunikatën e QKUK-së ku sqarohet se “në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, këtë vit janë realizuar 890 koronarografi, 490 procedura intervente-stentime”. “Intervenimi është realizuar edhe tek 312 pacientë në fazën akute të infarktit të miokardit”. “Lista e pritjes për koronarografi nga 1052 pacientë, sa ka qenë para funksionalizimit 24-orësh, ka zbritur në më pak se 500, ndërkohë që prej javës së ardhshme fillojnë të ftohen pacientët që kanë bërë terminet si raste jo emergjente gjatë vitit 2018. Ndërkohë, nga 102 pacientë që ishin në listë për stentim, tani janë në pritje 60 pacientë”. Sipas QKUK-së, gjatë këtij viti në shërbimin e Kardiokirurgjisë janë kryer 80 operime ndërkohë nga fillimi i punës së menanxhmentit të ri, 100 operimet e para elektive (jo urgjente) pa vdekje, 0% mortalitet. “Lista e pritjes nga 406 pacientë, me pritje nga viti 2015, është reduktuar, tani janë në pritje 120 pacientë, nga janari i këtij viti (2018)”. Në komunikatë thuhet se puna e kryer në këtë shërbim ka kursyer para që shpenzoheshin për mjekim jashtë vendit derisa jepen detaje edhe për hapjen e sallave të reja, njofton Klan Kosova. “Nga puna e kryer në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive në QKUK, janë kursyer 3 milion euro që më parë shkonin për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Po bëhen përgatitje intenzive për hapjen e sallës së dytë operative në kardiokirurgji e cila do të ndodhë së shpejti, krahas kësaj, hapet edhe salla e dytë e mjekimit intensiv me katër shtretër”. “Janë duke u bërë përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë të kateterizimit ( angiografi- koronarografi i ri) funksionalizimi i saj pritet brenda dy muajve të ardhshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024