QKUK-ja pa barna esenciale NULL NULL 04.06.2016 11:15 04.06.2016 11:15 Mungesa e barnave nga lista esenciale në institucionet publike shëndetësore, vazhdon të jetë shqetësuese, si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor. Ndonëse, sipas zyrtarëve shëndetësorë, gjatë vitit 2015 ka pasur furnizim të mirë me barna, viti 2016, ka shënuar rënie. Një rënie e tillë vlerësohet se vjen si pasojë e alokimit të buxhetit për barna në vlerë prej 15 milionë euro, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë. Curr Gjocaj, drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë të pakënaqur me pamjaftueshmërinë e buxhetit, ku, siç thotë ai, qysh në fillim të planifikimit të blerjes së barnave, iu mungojnë 5 milionë euro. Kryetari i Sindikatës Federale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se me bartjen e buxhetit nga QKUK-ja, në Ministrinë e Shëndetësisë, është formuar një kaos, nga i cili, sipas tij, më së shumti kanë pësuar pacientët për shkak të mungesës së theksuar të barnave. Sipas tij, Qeveria duhet t’i qartësojë situatat mirë dhe jo të krijojë procese burokratike, të cilat po e pengojnë furnizimin me barna. Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë