15:20, 16 Prill 2018

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka reagur për mospërfshirjen e Krimeve të Dhunës Seksuale në Kosovë në Raportin e  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

QKRMT thekson në një kumtesë se më 12 Prill 2018 ka parashtruar një kërkesë për informacion pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB),  António Guterres, dhe Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithsëm të OKB –së mbi Dhunën Seksuale në Konflikt, Pramila Patten of Mauritius, mbi arsyet se pse Kosova është lënë jashtë këtij raporti;

Kjo kërkesë e QKRMT për informacion drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i është dërguar edhe Amnesty International dhe Human Rights Ëatch për të kërkuar mbështetjen e tyre për këtë çështje shumë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

 

 

Interesante